Mustafa: LDK duhet të ketë pozicionin e kryeministrit, s'ka bllok opozitar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Mustafa: LDK duhet të ketë pozicionin e kryeministrit, s’ka bllok opozitar

    Insajderi
    03 April 2025 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për mundësinë e formimit të një qeverie nga partia e tij. Ai u shpreh se LDK-ja duhet të ketë pozicionin e kryeministrit për të siguruar një qeverisje të qëndrueshme dhe për të realizuar programin e saj.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderin, Mustafa tha se ky është një qëndrim i qartë publik i partisë dhe se nuk mund të konsiderohet si kusht, por si një pritje e arsyeshme.

    Ai tha se LDK-ja ka garuar me një program të qartë, “Rruga e Re”, dhe se për të siguruar realizimin e tij, është e domosdoshme që partia të ketë pozicionin e Kryeministrit.

    Sipas Mustafës, LDK-ja është e përkushtuar për një qeveri stabile dhe afatgjatë, që të mund të realizojë një mandat plot 4 vjeçar.

    Gjithashtu, Mustafa shtoi se nuk ekziston një bllok opozitar dhe se LDK-ja ka garuar si parti e vetme.

    “Nuk ekziston një bllok opozitar, LDK ka garuar si parti e vetme”, tha ai.

    KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare më 27 mars dhe sipas tyre LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.

    Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark