Mustafa: Linja e interkonjeksionit është ekuivalente me “Rrugën e Kombit”. - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Linja e interkonjeksionit është ekuivalente me “Rrugën e Kombit”.

    Insajderi
    28 June 2016 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfundon projekti “Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë”. P rojekti është financuar nga banka Gjermane KFË. Për pjesën e Shqipërisë ka patur vlerën 29 milionë euro dhe është implementuar nga kompania kontraktore Energoinvest.

    “Është një ngjarje e shënuar në rrugën e integrimit të hapësirës sonë përmes një integrimi të gjithanshëm, duke filluar nga energjia e duke vazhduar në të gjithë sektorët. Kemi bërë shumë së bashku për të përafruar në çdo sektor qasjen tonë ligjore dhe administrative”, deklaroi kryeministri Edi Rama, njofton televizioni nga Shqipëria, Top Channel

    Kreu i qeverisë shtoi se “po krijojmë premisën themelore për një treg të përbashkët të energjisë”.

    Ndërsa kryeministri kosovar Isa Mustafa u shpreh: “Ky projekt ka shumë rëndësi, është ekuivalent me “Rrugën e Kombit”. Përmbush zotimet tona për të krijuar një sistem të qëndrueshëm energjetik”.

    Ndërsa ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, deklaroi se “vitin e ardhshëm do të fillojë linja e interkonjeksionit me Maqedoninë”.

    “Sektori energjetik po jep shenja që po kalon nga ringjallja në konsolidim”, tha Gjiknuri.

    Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Kosovë ka një gjatësi totale 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km shtrihen në territorin e Kosovës. Segmenti i parë i parë i linjës nga Tirana në Vaun e Dejës me gjatësi 80 km përfshin shtrirjen e qarkut të dytë në linjën ekzistuese Tiranë-Podgoricë dhe Segmenti i dytë i linjës konsiston në ndërtimin e një linjeje të re me një qark Vau i Dejës-Morinë me gjatësi 71 km.

    Linja e Interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë ka dy përcjellës për fazë të tipit ACSR 490/65 mm 2. Përcjellësi i mbrojtjes nga goditjet atmosferike do të jetë i pajisur në brendësi me fibra optike, për qëllime të telekomunikacionit dhe shkëmbimit të të dhënave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark