Mustafa: Lista serbe nuk ka interesim për themelimin e Asociacionit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Lista serbe nuk ka interesim për themelimin e Asociacionit

    Insajderi
    19 April 2017 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përsëritur edhe një herë mungesën e vullnetit nga Lista Serbe për themelimin e Asociacionit me komuna Serbe.

    Mustafa këto komente i bëri sot në tryezën me temë “4 vjet pas Marrëveshjes Kosovë-Serbi-Sa po ndihmon dialogu politik?”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

    Mustafa ka thënë se krijimi i Asociacionit do të bëhet duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila sipas tij, nuk i konvenon Listës Serbe.

    “Kemi insistuar që themelimi i Asociacionit të bëhet mbi bazën e këtyre marrëveshje, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk jam i sigurt se si do të themelohet Asociacioni mirëpo duhet domosdoshmërish të sigurohemi që të jetë në kornizat kushtetuese. Nuk kam pa disponim të madh tek Lista serbe për të vazhduar me asociacionin. I kam ftuar shumë herë, mirëpo ndoshta atyre nuk iu pëlqen që do të themelohet duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mustafa, raporton Telegrafi.

    Mustafa ka folur edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se në dialog duhet të përfshihen përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.

    “Nuk do të ishte e arsyeshme që të vazhdojmë më këtë ritëm të dialogut. Duhet që të kemi tema të ngjeshura… Në këtë proces të dialogut duhet të gjejmë hapësirë që të kyçet edhe shoqëria civile. Po ashtu edhe kyçjen e opozitës e shoh më përfaqësues të tyre në Bruksel apo edhe në formë të tryezave të debatit në vend”, u shpreh kryeministri i vendit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark