Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet rreth çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Në këtë takim prezent është edhe kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
Në kohën kur po afrohet data e tryezës së caktuar pozitë-opozitë për këtë çështje, janë intensifikuar takimet e strukturave partiake.