Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rritja ekonomike gjatë këtij viti do të arrijë deri në 4 për qind ndërsa është mburrur po ashtu me buxhetin e vitit të ardshhëm, që sipas tij do të thyej rekorde.
“Ne për herë të parë në histori, pra kjo Qeveri do ta bëjë buxhetin shtetëror 2 miliardë euro”, ka thënë Mustafa.
Ai këtë deklaratë e ka bërë gjatë konferencës Politikat e Qeverisë për avancimin e statusit të gruas në shoqëri” që është organizuar në kuadër të zgjedhjeve të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në konferencë morën pjesë ministra, deputete të LDK-së dhe 120 anëtare të strukturave të Forumit të Gruas të kësaj partie nga të gjitha degët.