
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa para kabinetit qeveritarë ka raportuar lidhur me vizitën e zëvendëskryeministrit amerikan Joe Biden.
Mustafa tha Kosova do të vazhdoj ta ketë përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo fillimisht duhet të kryejë obligimet që ka si shtet, të cilat i përsëriti edhe zëvendëspresidenti Biden gjatë vizitës.
“Përgjegjësia jonë është e madhe, sepse karshi një partneri strategjik të Kosovës duhet të shtojmë rezultatet konkrete në shumë fusha. Siç vlerësoi edhe zëvendës presidenti Biden, sukseset në Kosovë nuk do të jenë vetëm suksese të Kosovës dhe suksese për Kosovën, por ato do të reflektohen edhe në rajon dhe më gjerë, do t’i ndihmojnë mirëqenies, paqes dhe stabilitetit global”.
Mustafa vizitën e Biden e vlerësoi si historike, duke thënë se në esencë ajo tregon përkushtimin që ShBA kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë për Kosovën.
Kryeministri në mbledhjen e qeverisë u zotua se Kosova ta formojë asociacionin e Komunave Serbe dhe do ta ratifikoj demarkacionin me Malin e Zi.
“Qeveria do ta formojë Asociacionin e Komunave dhe gjithashtu vlerësojmë se s’kemi humbur asnjë territor toke në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi,” tha më tutje Mustafa. /Insajderi.com