Mustafa mirënjohës për përkrahjen e pazëvendësueshme të Gjermanisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa mirënjohës për përkrahjen e pazëvendësueshme të Gjermanisë

    Insajderi
    03 October 2016 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 26 vjetorit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ka uruar Kancelaren Federale Gjermane, Angela Merkel dhe popullin gjerman.

    Duke i përcjell urimet e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Mustafa, ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën, rajonin, Evropën dhe mbarë botën demokratike rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë.

    “3 Tetori 1990 shënon fillimin e fundit të sistemit komunist në Evropë dhe më gjerë. Rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, u bënë simbol i Evropës së bashkuar dhe fitores përfundimtare të demokracisë perëndimore mbi sistemin utopik e shkatërrues komunist, që kishte okupuar vendet e lindjes”, shkruan kryeministri Mustafa, transmeton Klan Kosova.

    Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka thënë se këto zhvillime kishin ndikim të drejtpërdrejt inspirues edhe te populli i Kosovës, i cili në atë periudhë kishte intensifikuar rezistencën e gjithanshme për çlirim, demokratizim dhe krijim të shtetit të pavarur.

    Me këtë rast, kryeministri Mustafa, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe popullin e saj, në të gjitha fazat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark