Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur fjalim sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, seancë kjo me pikën e vetme të rendit të ditës mocion mos besimi ndaj Qeverisë Mustafa.
Ai ka thënë se krejt kjo është një tendencë që do të iket keqqeverisjes së kaluar, dhe kjo është e papranueshme.
“Mocioni i mosbesimit përfshirë edhe deklarimin e dhënë është një pamflet politik është një tendencë për të i ikur dëmet nga keqqeverisjet e kaluar, përfshirë edhe disa individ që janë përfshirë në nënshkrimin e këtij mocioni dhe kjo është e papranueshme”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë qëllimi i këtij mocion mosbesimi është destabilizimi i vendit.
“Mocioni ka për qëllim destabilizimin e vendit. Ne jemi vendi me borxhin më të vogël publik, jemi vendi me policinë më të mirë në rajon, jemi vendi me zhvillimin më të madh ekonomik, gjatë këtij mandati jemi pranuar në shumë organizata ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa duke numëruar disa nga sukseset e qeverisa sa ai e ka drejtuar.
Disa deputet të partnerit të koalicionit janë deklaruar edhe publikisht se do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë./Insajderi.com