Mustafa: Ndarja nga jeta e Kelmendit humbje e madhe për gazetarinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Ndarja nga jeta e Kelmendit humbje e madhe për gazetarinë

    Insajderi
    12 January 2017 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime familjes Klemendi për vdekjen e gazetarit dhe shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

    Ai është shprehur se ndarja nga jeta e Kelmendit është humbje e madhe për gazetarinë, letërsinë dhe kulturën kosovare në përgjithësi.

    “Ramiz Kelmendi do të mbahet mend si një intelektual erudit, i cili dha kontribut të shquar në zhvillimin e gazetarisë, krijimtarisë letrare dhe fushave të tjera të kulturës në Kosovë. Kosova ka humbur një mendje të ndritur i cili do të përkujtohet përherë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa, raporton Insajderi.

    Ramiz Kelmendi ishte një prej emrave më të njohur në skenën e gazetarisë në vend, ai vdiq mbrëmë në moshën 86 vjeçare. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark