Mustafa në Bruksel kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa në Bruksel kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

    Insajderi
    17 March 2016 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri kosovar mori pjesë sot në punimet e Samitit të krerëve të shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së dhe atyre jo anëtare të BE-së, pjesëtare të Partive Popullore Evropiane (EPP), që po zhvillohet në Bruksel.

    Mustafa i informoi të pranishmit lidhur me progresin e gjithanshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës si dhe zhvillimet aktuale politike.

    Mustafa kërkoi mbështetjen e liderëve politikë dhe institucionalë anëtarë të EPP-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke i njoftuar për përmbushjen nga ana e Kosovës të të gjitha rekomandimeve dhe kritereve të kërkuara.

    Ai theksoi se duke u bazuar në punën e bërë në këtë drejtim, institucionet dhe qytetarët e Kosovës me të drejtë presin vlerësim dhe vendim pozitiv të mekanizmave të BE-së për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

    Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për rrugën evropiane, duke theksuar edhe orientimin e Kosovës për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me fqinjët përmes dialogut.

    Gjithashtu ai  i ka njoftuar edhe për masat konkrete që ka marrë Qeveria e Kosovës për ndaljen e fluksit të refugjatëve nga Kosova gjatë fillimvitit të kaluar në drejtim të vendeve të BE-së dhe rezultatet inkurajuese në riitntegrimin e të kthyerve në Kosovë.

    Krahas kryeministrit Mustafa, në punimet e samitit kanë marrë pjesë edhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri Viktor Orban, dhe krerë të tjerë të partive të djathta evropiane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark