Mustafa në Bruksel takon investitor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa në Bruksel takon investitor

    Insajderi
    12 July 2016 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur mbrëmë vonë se në ambasadën e Kosovës në Bruksel ka takuar shefin ekzekutiv të kompanisë VanHool, Filip Van Hool, me të cilin tha se kanë biseduar për mundësitë e investimeve direkte të kësaj kompanie belge në Kosovë.

    Megjithatë, Mustafa ka thënë se mungesa e Ligjit për Investime Strategjike, është disavantazh për Kosovën karshi vendeve të rajonit.

    “Është kjo kompani e njohur në tregun botëror për prodhimin e autobusëve dhe kontejnerëve, me eksport në ShBA, Japoni dhe vendet e tjera. Kushtet që tani ofron vendi ynë për investime të jashtme direkte janë më të mira sesa më parë dhe konkurrente me vendet në regjion, por mungesa e Ligjit për Investime Strategjike, ligj të cilin e kanë vendet e tjera fqinje, është një disavantazh për të qenë konkurrent me kohën, karshi vendeve fqinje”, ka shkruar kryeministri Mustafa në facebook.

    Tërheqja e investimeve të huaja direkte dhe hapja e vendeve të reja të punës, sipas Mustafës, mbetet prioritet absolut i Qeverisë së Republikës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark