Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në fjalimin e tij në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se mburret me personat që ka punuar, ai ka thënë se personat që kanë punuar në këtë qeveri pavarësisht partisë të cilës i kanë takuar kanë qenë njerëz të mirë dhe nuk kanë qenë kriminel.
“Unë mburrëm me njerëzit që kam punuar, nuk janë kriminel, kanë qenë njerëz të mirë”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thumbuar deputet e tjerë të kuvendit ai ka thënë se shumica e deputetëve më shumë rrinë në bufe të kuvendit se sa në sallën e Kuvendit të Kosovës.
“Deputet më shumë rrinë në bufe se sa në sallë”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se shumë deputet të kuvendit janë persona që kanë probleme me ligjet.
“Në këtë kuvend ka shumë deputet që kanë probleme me ligje, në qeveri nuk ka njerëz të korruptuar, në qeverinë time nuk ka njerëz që kanë klientelën e tyre pavarësisht partisë së tyre”, ka thënë Mustafa.
“Na kanë gjuajtur me ve na kanë gjuajtur me gurë, por pa marrë parasysh rezultatin e këtij mocioni ne jemi fitues”, ka thënë Mustafa./Insajderi.com