Kryeministri Isa Mustafa, i cili gjatë ditës, i kishte dërguar telegram ngushëllimi Kancelares Gjermane Angela Merkel, tash u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre të rinjve shqiptarë të vdekur nga sulmi në Mynih.
Përmes komunikatës kryeministri thotë se është informuar zyrtarisht nga Ambasada e Kosovës në Berlin, se në mesin e viktimave të sulmit, janë edhe tre të rinj shqiptarë.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për këto humbje të pa kompensueshme. Qëndrojmë pranë familjarëve të viktima dhe bashkëndjejnë dhimbjen, në këto momente të rënda për të gjithë”, thuhet në njoftimin e qeverisë. /Insajderi.com