Mustafa nuk e pranon që serbët ia bllokuan rrugën në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa nuk e pranon që serbët ia bllokuan rrugën në veri

    Insajderi
    02 December 2016 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mohuar se serbët e Kosovës kanë penguar atë gjatë një vizitë në veri të vendit për të inauguruar një urë që lidh Leposaviqin dhe Zvecanin.

    Kryeministri ka thënë se askush nuk mund të ndalë të qarkullojë në territorin e Kosovës.

    “Ne kemi shkuar rrugës dhe neve askush nuk na e ka bllokuar rrugën. Kemi arritur atje me kohë dhe është një argument që neve askush nuk mund të na ndal të qarkullojmë në vendin tonë”, ka thënë para gazetarëve kryeministri, kur është pyetur për vizitën e tij në veri.

    Por, mediat raportuan se delegacioni i Qeverisë së Kosovës por edhe komandanti i KFOR-it janë detyruar të gjejnë rrugë alternative për të shkuar deri tek ura, meqë banorë serbë kanë bllokuar magjistralen përmes një kamioni të parkuar në mes të rrugës.

    Ata kanë kaluar nëpër disa fshatra shqiptare ndërsa serbët kanë vazhduar të qëndrojnë në mes të rrugës.

    Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se “NATO-ja e ka kontrbanduar përmes rrugës së migrantëve kryeministrin Mustafa”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark