Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, i ka bërë një pyetje jo të zakonshme kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka pyetur Mustafën se a është i sëmurë psikik, kryetari i Komisionit për Demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi, Murat Meha.
Haxhiu e ka pyetur të parin e ekzekutivit se a është në dijeni për një atllas shkollor, i cili është ribotuar në vitin 2015, e në të cilën sipas saj, kufiri i Kosovës me fqinjin perëndimor nuk është aty ku po pretendon Meha.
Por, Mustafa është përgjigjur shkurt, duke thënë se nuk është redaktor i atllaseve./Insajderi.com