Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se institucionet janë të gatshme dhe të koordinuara edhe me partneret ndërkombëtar për ruajtjen e sovranitetit, edhe për kundër provokimeve nga Serbia.
Mustafa u ka bërë thirrje përfaqësuesve serbë që të kthehen në institucione dhe të respektojnë Kushtetutën e Kosovës.
“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Po ashtu i bëj thirrje edhe komunës veriore që të respektojë ligjin, komuna veriore duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë. Muri në atë pjesë të qytetit nuk është e ardhmja”, tha Mustafa.
Mustafa që këto komente i ka bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në të cilën gjithashtu tha se dialogu edhe përkundër vërejtjeve do të vazhdojë por që duhet të jetë një dialog produktiv.
“Serbia duhet të ndal provokimet si ajo e murit trenit flet arrestet dhe keqpërdorimit të institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar ai.