Mustafa: Nuk do të mund t`i marrim 8200 hektarë, të evidentuara në Mal të Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nuk do të mund t`i marrim 8200 hektarë, të evidentuara në Mal të Zi

    Insajderi
    05 August 2016 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se në debatin e mbajtur më 3 gusht të këtij viti për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ”një pyetje mjaft bazike ishte se a ka pala malazeze të dhëna kadastrale për pronat që kanë mbetur andej kufirit, e për të cilat opozita dhe disa ekspert pretendojnë se janë të Kosovës”

    “Një pyetje e tillë u shtrua edhe sot në takimin me liderët politik, në të cilin morën pjesë edhe ambasadorët e Kuintit”, tregoi kryeministri Mustafa.  “Edhe pse e kisha sqaruar këtë çështje më parë me Komisionin Shtetëror, sot kërkova dokumentacion analitik lidhur me këtë. U dëshmua se ekzistojnë 11 zona kadastrale në anën e Malit të Zi, përgjatë kufirit me Kosovën, parcelat kadastrale me numra përkatës dhe emrat e pronarëve, qoftë privat apo publik”.

    Mustafa gjithashtu tha se javën e ardhshme komisioni do ta bëjë publike për opinionin evidencën e të gjitha këtyre zonave kadastrale nga pjesa e Malit të Zi dhe do të japë adresën në internet, ku çdo qytetar i Kosovës mund të vërtetoj pronësinë dhe komunën në të cilat janë të regjistruara ato prona.

    “Ne nuk do të japim asnjë pëllëmbë tokë me të cilat ka administruar Kosova dhe Komuna e Pejës, por nuk mund ti japim të drejtë vetes, që pronat e pronarëve të cilat i kanë të evidentuara dhe administrohen në komunën e Rozhajës apo të Plavës, ti shpallim prona të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

    “Në mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka tokë të askujt, apo “terra nulleus”. Çdo tokë e ka titullarin e pronës dhe është e evidentuar ose në komunat e Kosovës ose në ato të Malit të Zi. Ne nuk do të mund ti marrim 8200 hektarë, për të cilat pretendohet, nga personat privat dhe publik që i kanë të evidentuara në Mal të Zi pa pëlqimin e këtyre pronarëve dhe të Shtetit të Malit të Zi”. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark