Mustafa: Osmani sot e shpalli të vdekur shpresën e Luginës së Preshevës për t’u bashkëngjitur me Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mustafa: Osmani sot e shpalli të vdekur shpresën e Luginës së Preshevës për t’u bashkëngjitur me Kosovën

    Insajderi
    15 December 2022 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, të enjten ka shpallur të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u bashkëngjitur me Kosovën.

    Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa tha se me këtë, njëkohësisht shfuqizon Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, luftën e UÇPMB-së dhe aspiratën shekullore të shqiptarve të këtyre trojeve për ribashkim me Republikën e Kosovës.

    “Të dashur shqipëtar e shqipëtare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës! Sot, në parlamentin e Republikës së Kosovës presidentja e vendit shpallë të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovë. Me këtë, njëkohësisht shfuqizon Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, luftën e UÇPMB-së dhe aspiratën shekullore të shqiptarve të këtyre trojeve për ribashkim me Republikën e Kosovës”, tha ai.

    Sipas tij, asnjëher nuk ka qenë në të kaluarën si të afërme por edhe të largët shkëmbimi territorial në mes Kosovës e Serbisë, por, thekson se ka pasur një angazhim e zotim të presidentit Thaçi që të ribashkoj Preshevën, Medvegjën e Bujanocin me Republikën e Kosovës.

    “Rikujtojmë, se nuk mund të ket presidente e as president as në Kosovë e as në Serbi, që të shuaj për dhe, jo vetëm dëshirën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës por as edhe dokumentet e saja për përcaktueshmëri e vetvendosje të tyre se ku duan të jetojnë”, shtoi tutje.

    Më tej Mustafa tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës, bien e zgjohen nga gjumi bashkë me ëndrrën se që nesër do të ribashkohen me Kosovë dhe të nisen drejt varreve të gjyshërve e gjysheve të tyre për t’u rrëfyer se edhe ne u liruam nga okupimi serb.

    “Të gjitha gjeneratat që ndërruan jetë e vdiqën me sy hapur se nuk e panë të lirë tokën autoktone të tyre”.

    “Nuk do të ndalemi kurrë në rrugëtimin tonë stërgjyshor drejt bashkimit me Kosovë”, u shpreh Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark