Mustafa pas vdekjes së Bukoshit: Ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa pas vdekjes së Bukoshit: Ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës

    Insajderi
    10 June 2025 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri nga radhët e LDK’së, Isa Mustafa, ka përkujtuar veprën e Bujar Bukoshit, ish-kryeministër, i cili vdiq sot.

    Mustafa me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ tha se Bukoshi s’u dorëzua asnjëherë dhe se ishte i drejtë dhe i pastër si loti.

    Sot nuk mund të shkruaj gjatë për Kryeministrin tim dhe Kryeministrin e Kosovës dr Bujar Bukoshi i cili iku nga kjo jetë. Kam shumë për të thënë për njeriun që në kohët më të vështira drejtoi Qeverinë në ekzil, për njeriun që nuk u dorëzua asnjëherë sepse ishte i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë, i pastër si loti. Kontributi i tij vështirë se mund të matet, sepse punoi në kohë të pakohë, ku vetëm idealizmi për lirinë e Kosovës e drejtoi përpara. Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Mustafa. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark