Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke folur për liberalizimin e vizave, tha se është dashur të ndodh më herët një gjë e tillë. Tutje, ai tha se Qeveria Kurti s’e ka asnjë mertië, meqë s’e ka plotësuar asnjë kriter të liberalizimit.
“Është fakt se Qeveria Kurti nuk e ka plotësuar asnjë kriter të liberalizmit. Për liberalizmin e vizave me udhrrëfyes Kosovës i janë dhënë 95 kritere dhe ne i kemi plotësuar 93 kritere qysh në vitin 2015 dhe po ashtu ka pas mbetur vetëm kriteri i demarkacionit , kufirit me Malin e Zi dhe përparimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Mustafa në RTV21.
Megjithatë sipas Mustafës pengesë ishte tha se ishte mosplotësimi i kushtit të demarkacionit, që atë kohë nuk u ratifikua në Kuvend me kundërshtim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një pjesë e deputetëve të partisë që ai drejtonte.
“Një pjesë e tyre (deputetëve të LDK-së) kaluanë Vetëvendosje, ata që na kundërshtuan atëherë pjesa më e madhe shkoi andej por e dëmtuan Kosovën nja 7 vjet u vonua liberalizmi I vizave dhe jam i sigurt që ne do ta realizonim atëherë“, tha Mustafa.