Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dënuar tentimin për grusht-shtet në Turqi duke thënë se përkrah institucionet që kanë dalë nga vota e qytetarëve.
“Në këto moment sfiduese për Turqinë, fuqimisht përkrah institucionet e dala nga vota me vullnetin e qytetarëve të këtij vendi mik të Kosovës. Në shoqëritë demokratike me shtetin qeverisin ata që kanë marrë mandatin nga populli. Uroj që sa më shpejtë të stabilizohet gjendja në Turqi dhe të mos ketë viktima të pafajshme”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.