
Ai pastaj foli për arritjet dhe sukseset e Kosovës gjatë këtij muaji, duke përmendur inkuadrimin në FIFA si një vendim që i barazoi qytetarët e Kosovës më ata evropianë.
“Është hera e parë pas gjithë kësaj pritje që ne u barazuam me qytetarët e tjerë evropianë dhe duhet të përjetohet si sukses i të gjithëve, jo vetëm i pozitës por i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Po ashtu të kremtojnë edhe anëtarësimin tonë në UEFA dhe në FIFA sepse janë organizatat më të mëdha botërore përkatësisht evropiane të futbollit. Ne do të jemi qytetarë të barabartë dhe pjesëmarrës të barabartë me të gjithë”, tha kryeministri.
Mirëpo, siç u shpreh kryeministri Mustafa, protesta është çështje legale, është e garantuar me Kushtetutë, është shprehje e mendimit të njerëzve, të qytetarëve dhe opozitës.
“Është mirë që kanë bashkëpunuar me organet e sigurisë, e kanë paraqitur protestën me kohë, që flet se i kanë respektuar të gjitha kushtet dhe ne do të dëgjojmë se çfarë thonë qytetarët. Ajo që është e mundshme të bëhet, natyrisht, gjithmonë do të jemi të vëmendshëm për kërkesat e qytetarëve, mirëpo janë disa gjëra të cilat unë mendoj se janë shumë të qarta edhe për këto dy parti politike edhe për qytetarët.”, tha kryeministri.
Sa i përket kërkesës për dorëheqje të Qeverisë, kryeministri Isa Mustafa ka thënë Qeveria do ta çoj mandatin deri në qershor të vitit 2018, sepse është një Qeveri e cila po tregon suksese shumë të mëdha në proceset e integrimeve euroatlantike, të thellimit të miqësisë me ShBA-të, të reformave strukturore e ekonomike. /Insajderi.com