Mustafa i quan “pallavragji dhe zhurmagji” kundërshtarët e demarkacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i quan “pallavragji dhe zhurmagji” kundërshtarët e demarkacionit

    Insajderi
    25 February 2017 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se Kosova nuk ka humbur territor në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

    Në një postim të sotëm në rrjetin social, Facebook, kryeministri Mustafa, ka shkruar se “qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm në vendet e Shengenit. Askush nuk ka të drejtë të pengoj këto procese as për interesa politike e as materiale”.

    Këtë punë duhet ta bëjmë ne shqiptarët e Kosovës dhe komunitetet joshumicë, që nuk diktohen nga Serbia, ka shkruar, pos tjerash, kryeministri IsaMustafa.

    Këto komente u bënë derisa opozita në Kosovë e kundërshton fuqishëm Marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, të cilën nga ana tjetër, Bashkimi Evropian e konsideron si kusht për liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark