Mustafa: Rugova udhëhoqi Kosovën drejt lirisë e pavarësisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Rugova udhëhoqi Kosovën drejt lirisë e pavarësisë

    Insajderi
    02 December 2016 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova me rastin e 72 vjetorit të lindjes.

    Mustafa ka thënë se populli i Kosovës shpreh respektin për veprën e presidentit të parë të Kosovës.

    “Republika e Kosovës dhe populli i saj shprehin respektin për jetën dhe veprën epokale të Presidentit Rugova, i cili me vizionin, vendosmërinë dhe lidershipin e tij, e udhëhoqi Kosovën drejt realizimit të synimeve shekullore për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka thënë Mustafa.

    “Si themelues i shtetit të Kosovës dhe arkitekt i pavarësisë, Ibrahim Rugova u bë simbol i rezistencës së qytetarëve të Kosovës, duke pasur përkrahjen e të gjithë popullit të Kosovës, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore”, ka thënë ai, njofton Kryeministria përmes një komunikate për media./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark