Mustafa: Serbia të heqë dorë nga përpjekjet për pengimin e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Serbia të heqë dorë nga përpjekjet për pengimin e Kosovës

    Insajderi
    05 May 2016 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu tha kryeministri i Kosovës pas takimit me komisioneren e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisionerin për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos,

    Mustafa tha se këta janë mysafirët e parë në këtë ditë gëzimi pas rekomandimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian.

    Ai shtoi se kanë biseduar për proceset tjera integruese të Kosovës, për përkushtimin për luftën ndaj krimit të organizuar dhe luftën ndaj terrorizmit, duke forcuar marrëdhëniet me fqinjët.

    “E ardhmja e Kosovës është në gjirin e Evropës. Sa i takon liberalizmit të vizave është një arritur e madhe nga ana e Kosovës. Ky vendim historik për neve i hap perspektiv Kosovës. Kemi biseduar edhe për forcimin e marrëdhënieve me fqinjët por Serbia duhet të heq dorë nga pengesa që po i bënë Kosovës, duke tentuar ta ndal anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

    Serbia një përpjekje të tillë e ka bërë gjatë Kongresit të fundit të UEFA-s në Budapest, ku tentoi ta ndalonte anëtarësimin e FFK-së në UEFA. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark