Mustafa: Shenjtërimi i Nënës Terezë, nder i jashtëzakonshëm për shqiptarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Shenjtërimi i Nënës Terezë, nder i jashtëzakonshëm për shqiptarët

    Insajderi
    15 March 2016 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miratimi i Papa Françeskut për shenjtërimin e Nënës Terezë, është nder i jashtëzakonshëm për shqiptarët. Kështu ka thënë Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

    “Sot, është një ditë e shënuar për shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë anekënd botës. Miratimi nga Papa Françesku i dekretit përfundimtar për shenjtërimin e Nënës Terezë më 4 shtator 2016, është vlerësim i merituar për Nënën e madhe shqiptare, e njëkohësisht është nder i jashtëzakonshëm për popullin tone”, ka shkruar ndër të tjera Kryeministri Mustafa në Facebook.

    Mustafa thotë që Nëna Terezë bëri krenarë shqiptarët me jetën, përkushtimin dhe sakrificën e saj.

    “Ne, sot, jemi krenarë që nga gjiri i popullit tonë doli Nëna Terezë, e cila me jetën, përkushtimin dhe sakrificën e saj mbresëlënëse, u bë simbol global i humanizmit dhe dashurisë për njeriun, u bë shenjtëreshë e botës mbarë. T’i falemi Nënës tonë të madhe Gonxhe Bojaxhiut!”, ka shkruar ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark