Mustafa: Shtetit i kam mbetur borxh vetëm 15 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Shtetit i kam mbetur borxh vetëm 15 mijë euro

    Insajderi
    09 February 2016 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka reaguar pas raportimeve se në listën e faljes së borxheve figuron edhe kompania ku ai ka qenë aksionar.

    Mustafa ka theksuar se më nuk është aksionar në kompaninë Viva Fruti, por edhe po të ishte, do të duhej që shtet t’i paguante atij vetëm 15 mijë euro borxh.

    Kjo sepse, siç ka thënë ai, ai ka pasur vetëm 15 për qind të aksioneve në atë kompani, njofton Insajderi.

    ‘’Sikur të isha aksionar me ato 15% të aksioneve që dikur i kisha në të, nga falja e borxhit prej 100 mijë euro që shteti i paska bë kësaj kompanie, mua do të më takonte falja prej 15 mijë euro e jo prej 100 mijë’’, ka reaguar Mustafa përmes llogarisë së tij në Facebook.

    Në listën e faljes së borxheve 2009/14 të publikuara nga Administrata Tatimore e Kosovës figuron edhe Viva Fruti me 100 mijë euro, ka raportuar dje Gazeta Fjala.  Në këtë kompani, Qemajl Mustafa kishte aksione sa ai ishte kryetar në komunën e Gjilanit.

    Qemajl Mustafa, kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) në vitin 2012 se është aksionar me 250 mijë euro, apo 15 për qind, në kompaninë “Viva Frutta”, e njohur si fabrika për pjekjen e bananeve në Gjilan.

    Ndërkohë, Qemajl Mustafa, është deklaruar se nuk është aksionar në kompaninë “Viva Frut” që nga viti 2012./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark