Mustafa: S`ka viza këtë vit për shkak të opozitës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: S`ka viza këtë vit për shkak të opozitës

    Insajderi
    28 December 2016 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në konferencën e fundvitit ka njoftuar se qytetarët e Kosovës këtë vit nuk do të mund të udhëtojnë pa viza.

    Mustafa fajin për këtë u len partive opozitare për të cilat tha se po punojnë në dëme të vendit.

    “Me keqardhje mund të them për mungesën e konsensusit për demarkacion për shkak të një kauze krejtësisht për përfitime politike. Qytetarët nuk mund të lëvizin pa viza për shkak të tekeve të disa njerëzve. Ne do të punojmë që vitin e ardhshëm ta përfundojmë këtë punë”, tha ai.

    Megjithëkëtë kryeministri, gjatë kësaj konference ka njoftuar edhe me suksese e arritura gjatë këtij viti. Tha se Kosova pati rritje ekonomike, u votua buxheti më të lartë në rajon prej 2 miliardë euro, u nënshkrua MSA-ja, u mor rekomandimi për liberalizimin e vizave. Mustafa përmendi edhe anëtarësimi në UEFA e FIFA.

    “Në ekonomi kemi rezultate të prekshme, kemi rritje të zhvillimit ekonomik, 20 mijë vende të reja të punës presim t’i kemi këtë vit . Në bujqësi është rritur përkrahja për bujqit, është rritur konsumi për produktet vendore. Në infrastrukturë është punuar dukshëm për autostradën për Shkup”, tha Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark