Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mirëpritur aprovimin e rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën nga ana e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Kryeministri ka thënë se tani Kosova duhet t’i përmbush edhe çështjet e mbetura për siç ka thënë ai, t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.
“Të punojmë së bashku që të arrijmë këtë sukses të përbashkët”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.
Komisioni Evropian i ka paraqitur Kosovës një kusht të fundit për liberalizimin e viza e – ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Por, meqenëse kanë kaluar disa javë që kur Komisioni rekomandoi liberalizimin, partitë opozitare ende nuk e kanë dërguar në Kuvend të Kosovës këtë marrëveshje për ratifikim. Kjo për shkak të kundërshtimit të partive opozitare por edhe dilemave brenda vetë partive të koalicionit qeverisës./Insajderi.com