Mustafa: Do të bëjmë gjithçka që vrasësit e Enver Malokut të japin llogari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Do të bëjmë gjithçka që vrasësit e Enver Malokut të japin llogari

    Insajderi
    11 January 2017 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e publicistit dhe anëtarit të LDK-së, Enver Maloku, i cili ishte njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

    Kryeministri Isa Mustafa dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe sot para lapidarit të Enver Malokut, i ngritur në vendin e vrasjes në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se do të punohet që fajtorët për vrasjen e tij të sillen para drejtësisë.

    “Një veprimtar shumë i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës, njeri i cili në errësirën më të madhe të informimit, depërtoi dhe dha kontributin e vet shumë të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës,  për popullin e Kosovës. Ne mendojmë se ai është një prej figurave shumë të rëndësishme të shqiptarëve në Kosovë dhe jo vetëm të LDK-së, sepse kontribuoi edhe për çlirimin dhe pavarësinë e vendit. Po ashtu për ata që nuk e deshën këtë liri dhe pavarësi e vranë atë dhe është detyrë e jona që Enver Malokun, për gjithë veprimtarët e LDK-së dhe për të gjithë ata që pësuan nga dora e dikujt, të përgjigjen para ligjit për këto vepra të zeza që i bënë Kosovës”, tha Mustafa.

    Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve ’90 shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve.

    Ai u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur për drejtësinë kosovare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark