Mustafa: Të gatshëm për bashkëpunim me Qeverinë e re të Malit të Zi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Të gatshëm për bashkëpunim me Qeverinë e re të Malit të Zi

    Insajderi
    30 November 2016 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Mustafa, ka përgëzuar Qeverinë e Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Dushko Markoviq, me rastin e marrjes së mandatit.

    Me këtë rast, kryeministri i ka uruar Qeverisë së Malit të Zi, suksese në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj shtetërore.

    Kryeministri Mustafa, po ashtu ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit, miqësisë dhe partneritetit fqinjësor me Malin e Zi.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për bashkëpunim me Malin e Zi me theks të posaçëm në rrugën e përbashkët dhe të pa alternativë integruese të dy shteteve tona në strukturat euroatlantike, në BE dhe në NATO”, thuhet në urimin e kryeministrin Isa Mustafa./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark