Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në llogarinë e tij në facebook, ai ka thënë se në këtë ditë të gjithë jeni një.
“Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”, ka shkruar Mustafa në facebook./Insajderi.com