Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria është duke punuar në mënyrë normale ndërsa në këtë kontekst ka shtuar se edhe ministrat serbë janë duke punuar në ministritë që atyre u takojnë.
“Pres që së shpejti do të kthehet Lista Serbe dhe ministrat serb të vazhdojnë punën . Edhe pse ata po shprehen se e kanë ngri aktivitetin ata po punojë në ministritë e tyre po s’po marrin pjesë akoma në mbledhje të Qeverisë”, ka thënë Mustafa.
Lista Serbe ka “ngrirë” pozitat e tyre në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës pas miratimit të Ligjit për Trepçën.
Kryeministri Mustafa po ashtu ka thënë se së shpejti pritet të emërohet edhe një ministër i ri në Ministrinë e Integrimeve./Insajderi.com