Mustafa thotë se dikujt po i pengon përparimi i vendit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa thotë se dikujt po i pengon përparimi i vendit

    Insajderi
    08 April 2017 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Mustafa, duke iu referuar raporteve të disa organizatave ndërkombëtare, ka thënë se Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike.

    Ai ka përmendur një raport të Freedom House, të Bankës Botërore dhe të Tubimit më të madh botëror të bizneseve, që sipas tij gjejnë Kosovën në pozitë më të mirë krahasuar me vitet e kaluara.

    “Banka Botërore konfirmoi se rritja ekonomike në Kosovë më 2016 ishte më e larta në Ballkanin Perëndimor dhe se ka kontribuar konsiderueshëm në krijimin e vendeve produktive të punës”, është njëra nga treguesit që ka përmendur Mustafa.

    “Freedom House (Grafiku 1) evidenton se vetëm Kosova ka përmirësim nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe në pavarësinë e medieve”, ka shkruari në Facebook, duke përmendur tutje një cmim që Kosova ka fituar për mbështetjen e ndërmarrësisë.

    “Gjatë këtij viti, 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e asociacioneve të biznesit nga e gjithë bota, i akorduan Kosovës çmimin për “Qeverinë më të mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”.

    Pasi ka përmendur këto të arritura, Mustafa ka thënë se dikujt në Kosovë është duke i penguar ky përparim.

    “Këto rezultate u arritën me punë dhe jo me zhurmë e propagandë e as me fushata. Ato figurojnë në raportet e institucioneve botërore. Nuk shlyhen! Lind pyetja, kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës gjatë dy viteve të fundit dhe posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë?”, ka shkruar ai, duke mos dhënë më shumë detaje se në adresë të kujt ka drejtuar këtë akuzë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark