Mustafa thotë se s`ka ushtri pa pajtim me Amerikën e NATO-n – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa thotë se s`ka ushtri pa pajtim me Amerikën e NATO-n

    Insajderi
    25 March 2017 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së, duke folur për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri, tha se themelimi i saj duhet të bëhet, por duke iu qëndruar besnikë marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

    Kryeministri këto deklarata i ka bërë në Prizren, ku u shënua 27 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë që sot gjatë ditës kryetari i partnerit të koalicionit Kadri veseli deklaroi se ushtria do të bëhet dhe për këtë duhet të shuhen dilemat, duke iu referuar zyrtarëve të LDK-së.

    “Të tjerët le të merren me dilema, por ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës”tha Veseli.

    Gjithashtu Mustafa ka përmendur edhe koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës, për të cilin tha se edhe përkundër këtij fakti Kosova është qeverisur mirë dhe se kjo qeveri është duke e zhvilluar vendin.

    Mustafa duke folur për Demarkacionin, tha se marrëveshja po shtyhet për qëllime politike – që më pas dikush ta votojë të njëjtën marrëveshje dhe t’i marrë meritat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark