Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa njëkohësisht edhe kryetar i LDK’së, thotë se në asnjë mënyrë kjo parti nuk pajtohet që në muajin qershor vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.
Për më tepër, Mustafa shprehet se pret respektim të marrëveshjes se koalicionit nga ana e PDK’së.
Thotë se nuk pret përkrahje të mocionit të opozitës nga na e PDK’së duke u bazuar në marrëveshjen e koalicionit.
“Ne nuk pajtohemi që të shkohet në zgjedhje në muajin qershor, nuk pajtohemi gjithashtu që zgjedhjet të mbahen në kohën e ramazanit, ne e kemi një komunitet të madh myslimanë i cili agjëron dhe të cilin ne s’mund ta thërrasim që të dalë në fushatë, ose ejani në kohën e agjërimit edhe votoni. S’kemi nevojë të ngutemi”, tha ai për televizionin publik.(Express)