Mustafa: Tryeza për demarkacionin, s’mund ta rishikojë marrëveshjën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Tryeza për demarkacionin, s’mund ta rishikojë marrëveshjën

    Insajderi
    18 July 2016 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Kuvendit tashmë ka caktuar datën 3 gusht, në të cilën do të mbahet tryezë profesionale-shkencore lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, në bazë të kërkesës nga një numër i deputetëve, i prirë nga deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili është kundërshtar i madh i Marrëveshjes aktuale për Demarkacionin.

    Partitë politike opozitare nuk presin rezultate konkrete nga tryeza profesionale-shkencore që do të organizohet rreth demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht se do të jenë pjesëmarrëse për t’i shpalosur edhe aty argumentet se Kosova humb territor, shkruan Zëri.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ata gjithmonë kanë qenë pro debatit, duke thënë se nuk është kundër kësaj tryeze.

    “Sa i përket debatit të caktuar nga Kuvendi, ne në vazhdimësi kemi qenë të gatshëm për debat dhe që anëtarët e Komisionit Shtetëror, por edhe zyrtarë të tjerë, të ballafaqohen me të gjitha palët e interesuara. Do të ofrohen të gjitha dokumentet dhe materialet e nevojshme që të sqarohet kjo çështje dhe që më pas të vazhdohet me proceset”, është shprehur Mustafa, por duke përjashtuar mundësinë që të kërkohet rishikimi i marrëveshjes, meqë, sipas tij, nuk është bërë gabime në këtë proces.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark