Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, një ditë pas zgjedhjes se Donald Trump presidentit i ri të SHBA-ve, i ka dërguar urime.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me Shtetet e Bashkuar atë Amerikës dhe me administratën amerikane”, thuhet në urim.
Mustafa, gjithashtu ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës edhe për Presidentin Barack Obama, sekretarin John Kerry si dhe sekretaren Hillary Clinton, për përkrahjen e dhënë për Kosovën gjatë tetë viteve të kaluara. /Insajderi.com