Mustafa: Vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse nuk ratifikohet demarkacioni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse nuk ratifikohet demarkacioni

    Insajderi
    14 April 2017 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje, nëse Kuvendi nuk e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

    “Nuk do të ishte e arsyeshme që njerëzit të cilët nuk janë në gjendje ta marrin një përgjegjësi të tillë dhe marrin vendim për t’i lënë qytetarët të vetizoluar, që ata të vazhdojnë edhe më tutje të qeverisin me vendin, qoftë si parlament qoftë si qeveri”, ka thënë Mustafa.

    Duke folur në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Mustafa ka pranuar se koalicioni qeverisës është duke e mbajtur peng vendin me dështimin për të ratifikuar marrëveshjen.

    “Unë mendoj se peng po e mbajmë të gjithë, sepse është detyrë e të gjithë deputetëve që të punojnë në interes të vendit. Në disa çështje ne mund të bëjmë pozitë e opozitë, por ne nuk mund të bëjmë pozitë dhe opozitë në çështjet që janë në interesin e vendit”, ka thënë ai.

    “Mendoj se përgjegjësia më e madhe në këtë rast është e pozitës, pushtetit, deputetëve të pozitës, sepse programi ynë qeverisës është i pozitës. Por, në këtë rast unë nuk e kuptoj as opozitën, e cila për një kauzë, dëshiron ta mbajë peng qytetarin e Republikës së Kosovës.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark