Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e vizave, përveç demarkacionit.
“Kemi konstatuar që qeveria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj sa i përket kësaj çështjeje. Ka mbetur vetëm demarkacioni”, ka thënë Mustafa
Ai ka theksuar se Qeveria do ta luftojë korrupsionin edhe pas heqjes së vizave.
Ndërkohë që ka folur edhe për zgjedhje, Mustafa tha se ato nuk mund të lidhen asnjëherë me demarkacionin, duke shtuar se koalicioni qeverisës po bënë punë të shkëlqyer. /Insajderi.com