Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vizituar fabrikën e prodhimit te çipsave ”Vipa Çips”, në Pestovë të Vushtrrisë.
Por, në pyetjet gazetarëve Mustafa nuk ka preferuar të flas për çështjet aktuale në vend, nëse demarkacioni do të dërgohet në kuvend me 6 prill, apo edhe nëse janë siguruar votat për ratifikimin e saj.
“Nuk shoh arsye që në një ditë si kjo në një vizitë te biznesi të suksesshëm të flas për tema tjera” ka thënë Kryeministri Mustafa.
Mustafa ka komentuar zgjedhjen e Aleksandar Vuçiqit president të Serbisë.
Në pyetjen se si do të ndikojë në dialogun Kosovë – Serbi, zgjedhja e Vuçiqit President i Serbisë, Mustafa ka thënë se kjo nuk do të ndikojë në rritjen e patateve në Kosovë.
Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Kosova ka nevojë për biznese të suksesshme e hapje të vendeve të reja të punës.
Ndërsa ka shtuar se do të vazhdojnë përkrahje për biznese me pakon e re fiskale./Insajderi.com