Qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka thënë se kur mori ftesën për të luajturën për kombëtaren Gjermane, nuk është menduar dy herë.
“Gjermania është shtëpia ime, prindërit dhe të afërmit e mi jetojnë në Bebra, ku u rrita. Kur Federata Gjermane më ftoi për kurset e para, nuk u mendova dy herë”, ka thënë Mustafi në një intervistë për “Sport Bild”.
Në verën që lamë pas, qendërmbrojtësi la Valencian për t’u transferuar tek Arsenali për 41 milionë euro, njofton Telesport.
I pyetur në “Sport Bild” për një sërë çështjesh, 24-vjeçari komentoi shumën e transferimit në Londër dhe rrëfeu se kur ishte adoleshent për pak sa nuk u transferua te Bayern München, por preferoi kalimin te Hamburger SV.
Rreth dhjetë vite më parë, adoleshenti Shkodran i rritur në Hesse Bebra pati shansin të kalojë te kampionët e Gjermanisë. “U testova te Hamburger SV, Eintracht Frankfurt, Werder Bremen dhe Bayern München. /Insajderi.com