×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Muze për Holokaustin në Selanik

    Insajderi
    17 January 2017 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata greke e menaxhimit të aseteve të tokës dhe hekurudhave greke ”Gaiose” ofroi terrenin për ndërtimin e muzeut, që përfshin 5 mijë metra katrore.

    Styelaniku, qyteti i dytë grek në veri, ku shumica e komunitetit hebre prej më shumë se 50 000 sefarditësh u ekzekutua nga nazistët, është i gatshëm për të ndërtuar muzeun e Holokaustit me ndihmën e Gjermanisë, bëhet sot e ditur nga komuniteti hebre i qytetit.

    “Projekti për ndërtimin e muzeut u miratua nga bashkia e qytetit dhe do të jetë i bashkë financuar nga qeveria gjermane dhe fondacioni grek i pronarit të anijeve, Niarchos”, sqaroi për media David Saltiel, presidenti i këtij komuniteti nuk përmban më shumë se 1 500 anëtarë, shkruan KulPlus.

    E pajisur me një buxhet fillestar prej 22 milionë eurosh, ku 10 milionë do të jepen nga Gjermania, ndërtesa me gjashtë kate me material hekuri dhe xhami është projektuar nga dy shoqëri gjermane dhe izraelite, dhe ndërtimi i saj pritet të nisë brenda harkut kohor të vitit 2017 dhe të përfundojë brenda tre vitesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark