Muzeu Marubi mirëpret studion fotografike më prestigjioze e Francës - Insajderi
×
Kulturë

Muzeu Marubi mirëpret studion fotografike më prestigjioze e Francës

Insajderi
03 October 2018 - 16:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me datë 10 tetor, në ora 18:00 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të bëhet hapja e ekspozitës “Nadar. Mes rregullave dhe tekave” e kuruar nga Michel Poivert.

Studioja fotografike më prestigjioze e Francës të fund shekullit XIX dhe fillim shekullit XX sjell në Muzeun Marubi me një përzgjedhje  fotografish nga atelieri i famshëm Nadar, që na tregon se si portreti klasik i ‘burrave të mëdhenj’ të shekullit XIX, i shpikur nga Félix, i la vend suksesit të fotografisë së aktorëve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul në fillim të shekullit XX.

Tregtia e portretit kalon nga kthjellësia në fantazi duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës ndryshojnë.

Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume në Paris, Médiathèque de l’architecture et du patrimoine, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark