Muzeu i Mosulit, i rrënuar nga fetarët e “zellshëm” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Muzeu i Mosulit, i rrënuar nga fetarët e “zellshëm”

    Insajderi
    03 April 2017 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas dy vitesh e gjysmë nën kontrollin e shtetit islamik, gjithçka që ka mbetur në muzeun e Mosulit, janë gjurmë plaçkitje dhe shkatërrimi.

    Krahu masiv prej guri i Lamassu, një perëndimi asiriane në formën e një demi me krahë, gjendet në dysheme, mes një grumbulli gërmadhash, brenda ndërtesës, e cila është thuajse bosh, me përjashtim të pluhurit dhe mbeturinave të shkatërruara të së kaluarës së lashtë.

    Në kontradiktë të plotë me shkatërrimin e të shkuarës mijëravjeçare, në muze u gjet e paprekur një pllakë guri dhe disa dorëshkrime me kaligrafi islamike.

    Sidoqoftë, shumica dërrmuese e muzeut nuk është më, pasi veprat e lëna pas nga qytetërimet asiriane dhe sumere u shkatërruan nga militantët, që nuk pranojnë përfaqësimin apo adhurimin e zotave të rreme.

    Ushtarakët që çliruan muzeun dhe më pas u ngarkuan me bërjen e një inventari të monumenteve antike, thanë se detyra e dytë ishte mjaft e lehtë, pasi muzeu është bosh.

    Militantët islamikë muaj më parë publikuan video duke shkatërruar disa statuja në muzeun e Mosulit, por suhatarët thonë se ato filmime janë vetëm për shfaqje.

    Sipas tyre, shumica e artifakteve të lashta janë shitur në tregun e zi, pasi sado ekstremistë të jenë, xhihadistët janë dinë vlerën parave. Ekspertë irakianë thonë se militantët i kanë përdorur sendet e lashta si burim të ardhurash, por kjo është një pjesë e aktivitetit të tyre që nuk shfaqet dot në videot propagandistike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark