Muzika e lartë – Komuna del me njoftim të rëndësishëm për gastronomët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Muzika e lartë – Komuna del me njoftim të rëndësishëm për gastronomët

    Insajderi
    12 July 2023 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për gastronomët kosovarë që ka të bëjë me ndotjen akustike.

    Komuna ka paralajmëruar se prej 1 gushti e tutje ata që nuk respektojnë decibelët e lejuar do të ndëshkohen.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Ju informojme se prej sot ka filluar faza testuese e aplikacionit për ndotjen akustike.🔊

    Secili person fizik ka mundësinë e kyqjes në ketë aplikacion dhe të informohet rreth decibelëve të lejuar në lokalet që janë instaluar paisjet deri më tani.

    Po ashtu ju njoftojmë se afati i fundit për aplikimin e certifikatës të orarit të punës, dhe nivelin e lejuar të zhurmës për sektorin e gastronomisë është deri më datën 🗓️ 20 Korrik 2023, dhe pas kësaj date do të ndëshkohen të gjitha ato biznese të cilat nuk kanë përfunduar procesin e kryerjes së pagesës të aplikimit!

    Faza testuese do të zgjasë deri më 1 Gusht 2023, ku pas kësaj date do të fillojnë ndëshkimet për subjektet të cilat i kanë tejkaluar decibelët apo orarin e punës❗️

    Këtu gjeni🔗 linku për hartën e ndotjes akustike.⬇️

    Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës

    Florian Dushi

    #Kryeqyteti

    #PrishtinaePërjetimeve💛

    #PrishtinaPraktike💙


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark