“Muzikë Live” dhe prostitucion, 16 viktima për gjysmë viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Muzikë Live” dhe prostitucion, 16 viktima për gjysmë viti

    Insajderi
    22 June 2016 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trafikimi me qenie njerëzore ka shënuar rritje ne pesë mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Nga muaji janar deri ne muajin maj janë identifikuar 16 viktima te trafikimit me qenie njerëzore, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    ‘’ “Në periudhën kohore Janar-Maj 2016, sipas statistikave vërehet ngritje e numrit të viktimave të identifikuara, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore te vitit të kaluar, gjithsej viktima të identifikuara sipas proceduarave standarde dhe ligjeve në fuqi për këtë periudhë kohore janë 16 viktima”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

    Prostitucioni njihet si veprimtaria apo zanati më i vjetër në botë, fenomen i cili praktikohet jo pak nëpër klube nate apo siç njihet te ne si “Muzike Live”.

    Në lidhje me këtë zëdhënësi Hoxha ka thënë për Indeksonline se Policia e Kosovës ka kontrolluar 19 lokale.

    Sipas tij, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka ndërmarrë një seri aksionesh për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore dhe prostucionin.

    “Gjatë periudhës kohore raportuese (Janar-Maj 2016) nga Policia, respektivisht Drejtoria për hetimin e trafikimit ne njerëz, janë kontrolluar gjithsej 19 lokale”, ka thënë ai.

    Numri i të arrestuarve gjatë periudhës janar-maj ka mbërritur ne 77 nën dyshimin për kryerjen e veprave penale si: trafikimi me qenie njerëzore dhe veprave të tjera që lidhen me trafikimin/ Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark