Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përmes një komunikate për medie, ka uruar sot besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Nesër më 06. Qershor 2016, është dita e parë e Ramazanit, ndaj më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të organeve dhe institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, t’u urojë të gjithë besimtarëve fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit”, thuhet në komunikatën e myftiut Tërnava.
Ai gjithashtu ka theksuar se “sinqeriteti dhe besnikëria janë vlera të pastra të cilat rezultojnë nga agjërimi i muajit të Ramazanit”. /Insajderi.com