×
  • Sport
  • Sport

    Myrto Uzuni shkëlqen me het-trik ndaj Cartagenas dhe shpallet më i miri i ndeshjes

    Insajderi
    17 December 2024 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni ka vazhduar formën fantastike nëpër të cilën po kalon këtë sezon me Granadan edhe këtë javë.

    Uzuni ishte autor i tre golave të realizuar në fitoren që Granada e mori me rezultat 4-1 në shtëpi ndaj Cartagenas në kuadër të javës së 20-të në La Liga 2.

    Për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme në këtë sfidë, reprezentuesi shqiptar mori notën 8.9 nga Sofascore, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.

    Dy nga tre golat që realizoi Uzuni erdhën në pjesën e parë, derisa het-trikun e realizoi në pjesën e dytë.

    Përveç golave të shënuar, Uzuni pati gjithashtu edhe 10 pasime të kompletuara, dy duele të fituara dhe një gjuajtje të bllokuar.

    29-vjeçari tashmë ka kapur shifrën e 14 golave të shënuar këtë edicion në kampionat pas 17 ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe një asistim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark