Në një qendër tregtare në Angli një e dyshuar ka dhunuar dhe ka hequr shaminë një gruaje myslimane.
Daily Mail ka publikuar një video ku shihen dy grupe grash teksa diskutojnë ashpër jashtë një dyqani në qendrën tregtare.
Por mosmarrëveshja u kthye në një sherr masiv dhe të dhunshëm, pasi njëra prej grave i heq me dhunë mbulesën gruas myslimane, një shami tradicionale që mbulon fytyrën.
Ky veprim nxiti një përleshje të egër dhe njerëz të shumtë u afruan duke gjuajtur me shkelma në drejtim të myslimanes.
Lufta zgjati disa minuta para se blerësit e tjerë më në fund të arrinin të qetësonin situatën.